image

TIRANA THROWDOWN

Tirana Throwdown është nje event sportiv outdoor i cili ka për qëllim të promovojë jetën aktive nëpermjet sportit. Do të mbahet më 20-21 Maj në fushat sportive Football Republic.

Gara do të marri përmasa ndërkombëtarë pasi do të jenë të ftuar atletë nga disa shtete si Greqia, Mali I zi, Italia, Hollanda.
Në këtë event, do të ndërthuren disa disiplina. Ushtrimet konsistojnë në atletikë, peshëngritje, gjimnastikë, forcë dhe rezistencë në të njëjtën kohë. Janë ushtrime të perzgjedhura me kujdes nga profesionistë dhe janë të kombinuara në menyrë të tillë që të testojnë gjëndjen e përgjithshme të fitnesit të atletëve. Paisjet që do të përdoren janë speciale dhe të vecanta, të papërdorura më parë në Shqipëri në evente të tilla, të mundësuara nga Athletic Arsenal.